Ish-i i Chelseat kthehet në Brazil pas tetë vitesh në Kinë

Ish-i i Chelseat kthehet në Brazil pas tetë vitesh në Kinë

Pas katër vitesh e gjysmë te Chelsea dhe tetë në Kinë, në shërbim të Shanghai-t, Oscar është kthyer në futbollin brazilian.

Tashmë 33 vjeç, mesfushori brazilian, i cili numëron 48 ndeshje me përfaqësuesen, ka firmosur me klubin që e formoi: São Paulo.

“Falënderoj për dashamirësinë që kam marrë në rrjetet sociale ditët e fundit dhe do të bëj më të mirën për të arritur gjëra të mëdha së bashku”, tha lojtari për mediet e klubit.

Ky është një rikthim për Oscar-in në skuadrën trengjyrëshe, 15 vite pasi kishte kaluar nga Paulista te Internacional.

Në vitin 2012, braziliani u transferua te Chelsea, ku kaloi vitet më të mira të karrierës, për shumën e 32 milionë eurove.

Në total, ai zhvilloi 203 ndeshje për “blutë”, duke shënuar 38 gola dhe dhënë 30 asistime, duke fituar dy Premier League dhe një Kupë të Ligës Angleze.

Katër vite e gjysmë pas mbërritjes në Londër, ai tronditi botën e futbollit kur, në moshën 25-vjeçare, u transferua te Shanghai në Kinë, ku qëndroi deri më sot.

EMISIONET