Interi zhgënjen sërish në Champions, vetëm barazim ndaj Shakhtar. Fiton Ajaxi (video)

Në Champions League, Interi nuk funksionon. Ndoshta ndaj Real Madridit ishin të pafatë por sot ndaj Shakhtar Donetsk, zikaltërit zhgënjyen në cdo aspekt duke marr një barazim pa gola, ashtu si sezonin e kaluar me Conten në stol.
Në pjesën e parë zikaltërit ishin shumë të kujdesshëm duke tentuar të gjejnë portën ndërsa Shakhtar kërkonte t’I zinte në befasi në kundërsulm. Rastet më të mira i kishin zikaltërit kur Barella goditi traversën në 15’ dhe Dzeko në 35’ klishte vetëm për ta shtyrë topin në rrjetë dhe nuk ia doli.
Pjesa e dytê ishte edhe më zhgënjyese pasi pritej reagiM nga skuadra e Inzaghit por vetëm në minutat e fundit u kujtuan të rrezikonin me Correan dhe De Vrij e ku duhet thënë se portieri 38-vjeçar i Shakhtarit bëri mrekulli.
Në sfidën tjetër, atë të Grupit C, mes Ajax dhe Besiktas, takimi u mbylll me fitoren e holandezëve me rezultatin e pastër 2-0.

