Interi nis rrugëtimin në Champions League, presidenti Zhang zbulon bonusin për futbollistët

Interi nis rrugëtimin në Champions League, presidenti Zhang zbulon

Pas finales së Stambollit, Interi rikthehet në Champions, këtë herë për t’u përballur me baskët e Real Sociedad, teksa presidenti Zhang ka njoftuar edhe bonusin që do të përfitojë skuadra në rast kalimi në fazën e 1/8-ave.

Kështu është vendosur që si në sezonin e kaluar, skuadra të marrë një bonus prej 1.5 milionë eurosh, nëse ia del të vijojë aventurën në Champions edhe përtej fazës në grupe.

Sezonin e kaluar, skuadra zikaltër mori 6 milionë euro bonuse nga klubi, 1.5 milionë për kalimin e grupeve dhe më pas 1.5 milionë euro për çdo tur të kaluar deri në finale.

Asokohe kishte edhe një pakt tjetër, që do të shtonte bonusin për futbollistët me 5 milionë euro të tjera, nëse Interi do të shpallej fitues.

EMISIONET