Igli Tare drejt Chelseat? Ish-drejtuesi i Lazios takohet me manjatin amerikan të bluve

Mund të nisë një erë e re në karrierën e Igli Tares, ish-drejtori sportiv i Lazios që u largua pas 2 dekadave nga klubi italian.
Ka informacione që Tare gjatë orëve të fundit është takuar me njeriun që drejton Chelsean, presidentin Todd Boehly dhe për më tepër takimi është zhvilluar në vendin tonë.
Sipas gazetës sportive “Panorama Sport”, miliarderi amerikan ka qenë i shoqëruar me djalin e tij dhe dhe veç takimit me disa biznesmenë shqiptarë ka biseduar edhe me Taren që momentalisht nuk mbulon asnjë detyrë dhe aventura te Chelsea do të ishte një rrugëtim i ri shumë interesant në karrierën e ish-sulmuesit të Kombëtares Shqiptare.

