Hysaj drejt qëndrimit te Lazio, nuk ka asnjë ofertë për të

Hysaj drejt qëndrimit te Lazio, nuk ka asnjë ofertë për

Elseid Hysaj ka qenë një nga emrat më të lakuar të Lacios në merkaton e verës. Shumë media italiane kanë bërë të ditur se ai nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Tudor.

Shpesh është thënë se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është lënë i lirë nga drejtuesit e klubit që të largohet, por duke qenë se nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete për të, e ardhmja e tij është në dyshim.

Së fundmi gazetari i njohur italian, Nicolo Schira përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “X” shkruan se Hysaj mund të qëndrojë në klub dhe të bëhet pjesë në ekipin e parë.

EMISIONET