Humbi ndeshjen/ Patushi: Uellsi, skuadër anonime, kishte dalë për turizëm jo për lojë
I ftuar në emisionin “Euro 2020" në RTV Ora, Saimir Patushi ka komentuar ndeshjen e sotme mes Uellsit dhe Danimarkës, ku fituese doli kjo e fundit.
Ai është shprehur se Uellsi në fushë ishte një skuadër anonime dhe e dobët.
"Unë nuk besoj se vetëm mbrojtja ishte problemi kryesor i Uellsit. Po të shikoje, Uellsi nga minuta e parë deri më 20 u mundua të jepte diçka dhe nga minuta e 20 e deri në përfundim të lojës unë mendoj se Uellsi ishte për shëtitje, kishte dalë për turizëm.
Po ti kapësh, mbrojtje, sulmin dhe mesfushën asnjëri repartet nuk mund të thuash se njëri repart mund të bënte diferencën me tjetrën. Ishte një skuadër anonime."

