Hidhet shorti i raundit kualifikues të Champions League, ja kush janë kundërshtarët e Egnatias dhe Ballkanit

Hidhet shorti i raundit kualifikues të Champions League, ja kush janë

Ditën e sotme është hedhur shorti i raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampioneve, ku pjesë e tij ishin edhe ekipet shqiptare të Egnatias dhe Ballkanit, fitues të kampionateve respektive, atij shqiptar dhe kosovar.

Egnatia do të përballet në raundin e parë me FK Borak Banja Luka nga Bosnja Hercegovina.

Takimi i parë do të luhet në Bosnjë ndërsa i dyti në Shqipëri.

Ballkani do të përballet me UE Santa Koloma nga Andorra.

Ndeshja e parë do të luhet në Kosovë ndërsa e dyta në Andorrë.

EMISIONET