“Hera e parë në jetë qe uroj të mos fitojë italia, Rama për ''Tuttosport'': I lumtur me barazimin

“Hera e parë në jetë qe uroj të mos fitojë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për median italiane “Tutto Sport” ku është pyetur në lidhje me takimin e mbrëmjes së sotme, ku Kombëtarja shqiptare do të përballet me Italinë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Kjo ndeshje bëhet edhe më emocionuese për Ramën, sepse siç dihet tashmë, ai është një tifoz i flaktë i Juventusit por edhe i kombëtares italiane:

Mirëmëngjes zoti Rama, Itali-Shqipëri vlen këtë herë për Kampionatin Europian. Çfarë efekti ka te ju?

“E pabesueshme. Do të jetë hera e parë dhe shpresoj e fundit në jetën time, që dëshiroj që Italia të mos fitojë një ndeshje ne Kampionatin Europian.

Por gjithsesi, mua do më pëlqente më mirë një barazim, i cili për kuqezinjtë tanë do ngjante si një fitore. E di që për “axurrët”, një barazim me Shqipërinë do ishte fillimi i një gjyqi ndaj Spaletit.

Por, për fat të keq, Italisë nuk mund t’i uroj asgjë më shumë se një barazim”

Çfarë duhet të kemi frikë nga Shqipëria? Dhe, sipas jush, si përfundon ndeshja?

“Duhet t’i frikësoheni supremacisë së qartë të Shqipërisë në tribuna, ku sigurisht fitojmë. Jemi një skuadër që nuk kemi se çfarë të humbim.

Mund të përfundojë në çdo rast, por duke qenë se Italia nuk shkëlqen kurrë në fillimin e një turneu, mund të shpresoj në një barazim.”

Cili lojtar i kombëtares italiane do dëshiroje t’i bashkohej ekipit shqiptar?

“Donaruma, pa asnjë dyshim.”

A do të shkoni në stadium, apo do ta ndiqni në televizor?

“Sigurisht që do të shkoj në stadium.”

Keni ndonjë ritual të veçantë kur shikoni ndeshjet e Shqipërisë?

Cila ndeshje ju emocionoi më shumë nga ato të Kombëtares?

“Kjo është Kombëtarja shqiptare me lojën më të mirë që mbaj mend. Grupi u kualifikua duke bërë gjithmonë futboll të mirë dhe nganjëherë, një lojë emocionuese.”

 Çfarë pritshmërie ke për atmosferën në Tiranë?

“Nuk është Tirana që mezi po pret me padurim këtë Europian.

Në këtë Kombëtare bashkohen me Shqipërinë edhe populli i Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarët në të gjitha pjesët e botës.

Lojtari jonë i dymbëdhjetë përbëhet nga 10 milionë zemra dhe në Dortmund do të jetë një ortek kuq e zi.”

Nëse Shqipëria do të eliminohej nga Europiani dhe Italia do të ecte përpara, do ta mbështesnit Italinë?

Në Kombëtaren shqiptare janë 10 futbollist që luajnë në Itali dhe tre nga katër trajnerët e fundit kanë qenë italian. Cili është ndikimi i futbollit italian në atë shqiptar?

“Me De Biasin kemi ardhur për herë të parë në Kampionatin Europian. Reja arriti një tranzicion të vështirë, por grumbulloi më shumë pikë se të gjitha edicionet e tjera kualifikuese të Kombëtares shqiptare.

Më mirë të mos flasim për Panuçin. Por unë do t’ju them një sekret. Këshilla e një tjetër italiani të madh ndikoi në zgjedhjen e Silvinjos, Roberto Mançinit. Futbolli italian ishte parajsa jonë kur ne jetonim në ferrin komunist.

Zërat e Sandro Kiotit dhe Bruno Pizul patën një efekt të papërshkrueshëm te ne, duke mos u ndierë vetëm në këtë vrimë të zezë. Kur pamë Kupën e Botës në  duart e Dino Zof, na u duk sikur ishte në duart tona.”

Si kanë qenë marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe italianëve në këto 30 vitet e fundit dhe si i gjykoni tani për tani?

“Tani jemi një popull që jemi të ndarë nga deti, por i bashkuar në gjithçka tjetër. Jemi të ngjashëm si dy pika uji, në pikat e forta dhe të dobëta të tij.”

Çfarë klisheje do të donit që italianët të fshihnin nga perceptimi i tyre ndaj shqiptarëve?

“Nuk më duket se ka mbetur diçka për të fshirë. Kohët e errëta të kriminelit shqiptar tashmë janë lënë pas.”

Rikthehemi te futbolli, si të duket Spaleti?

“Kam pasur privilegjin ta njoh dhe të shoh një njeri të jashtëzakonshëm. Një njeri i madh. Pastaj historia flet për cilësitë e tij si trajner.”

A do ta dëshironit në stolin e Juventusit?

“Mosmarrja e tij në ekip ishte një turp, por ndoshta një ditë ai do të ulet në atë stol. Ai është ende i ri.”

Cilën anë mbani midis përçarjes së tifozëve të Juventusit, pro dhe kundër Alegrit?

“Alegrin nuk e mbështeste më askush dhe kjo mund të vërehej edhe para se të faktohej publikisht. Ai shkroi historinë e Juventusit. Ai nuk u largua me të gjithë nderimet që meritonte.

Kjo nuk është një shenjë e mirë për një klub, që largoi në atë lloj mënyre një trajner që u dha disa nga momentet më emocionuese të historisë së saj. Nuk duhen harruar mësimet e shkëlqyera të Anjelit.”

Nga ai pritet shumë dhe talenti i tij është i padyshimtë. Shpresoj që ai të përballoj presionin e madh që do të ketë si trajneri i Juves, edhe pas largimit në atë lloj mënyre të Alegrit.

Mos të harrojmë që Alegri fitoi Kupën e Italisë dhe udhëhoqi ekipin në Ligën e Kampioneve.

Ai ka një marrëdhënie të ngushtë me Bolonjën. A arritët ta ndiqnit atë gjatë sezonit të kaluar?

“Po sigurisht, ishte mbreslënës.”

Cilin lojtar të Kombëtares shqiptare do të rekomandonit për në Torino?

“Mario Mita, një mbrojtës krahu 20-vjeçarë me një këmbë të majtë të mirë.”

A është më e lehtë për Juventusin të kthehet të fitojë kampionatin këtë vit, apo që Shqipëria të mundi Italinë?

“Kjo pyetje më bën të buzëqesh… Në këtë pikë do të thosha se është më e vështirë për Juventusin të fitojë kampionatin se sa që Italia t’ia lejojë vetes të mposhtet nga Shqipëria.”

EMISIONET