Harry Kane dëshiron vetëm një skuadër, përndryshe largohet nga Tottenham pa asnjë qindarkë

Harry Kane dëshiron vetëm një skuadër, përndryshe
Sulmuesi i Anglisë dhe i skuadrës së Tottenham, Harry Kane ka marrë disa oferta interesante gjatë viteve të fundit por gjithmonë ai ka vlerësuar vetëm njërën, atë të ardhur nga Manchester United.

Bomberi e ka të qartë, objektivi i tij i vetëm është skuadra e kuqe dhe nëse Tottenham nuk e dëshiron një gjë të tillë, atëherë ai do të largohet për te “Djajtë e kuq” sezonin e ardhshëm me parametra zero.

Lojtari që është vetëm 48 realizime larg rekordit të Alan Shearer në Premier League me 260 gola, nuk dëshiron të transferohet në Mynih ku Bazern ofron më shumë dhe këtë ia ka bërë të qartë presidentit Levy, ndërsa Chelsea dhe Arsenal ai nuk i ka marrë aspak në konsideratë pasi do të prishte përfunsimisht marrëdhëniet me tifozët e skuadrës ku bën pjesë që në moshën 11-vjeçare.

EMISIONET