Haller nuk i dorëzohet sëmundjes, nis stërvitjen me objektiv rikthimin në fushë

Haller nuk i dorëzohet sëmundjes, nis stërvitjen me objektiv

Nga fundi i tunelit një hap drejt dritës. Sebastian Haller, sulmuesi i Borussia Dortmund që u diagnostikua me kancer në testikuj dhe iu nënshtrua operacionit, ka rinisur stërvitjen individuale dhe ka si objektiv personal rikthimin në fushën e lojës në fillim të vitit 2023. 

Priscilla, bashkëshortja e sulmuesit 28-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, ka publikuar një foto të shtatlartit duke u stërvitur në palestrën personale. Gjithsesi, rruga për Haller mbetet ende e gjatë pasi fillimisht ai duhet të nisë kurimin me kimioterapi dhe më pas mund të mendojë edhe për futbollin. 

Haller u transferua këtë verë nga Ajax te Borussia Dortmund ku pasi shqetësime gjatë stërvitjes dhe nga analizat rezultoi i sëmurë duke u futur menjëherë në sallën e operacionit. 

 

EMISIONET