Halaand zyrtarisht lojtar i Manchester City për 5 sezonet e ardhshme

Manchester City zyrtarizon blerjen e Erling Halaand për rreth 63 milionë Euro nga Borussia Dortmund. Njoftimin klubi i “qytetarëve” e bën në një komunikatë të publikuar në Twitter ku thekson se që prej sezonit të ardhshëm, sulmuesi norvegjez do të jetë pjesë e skuadrës nga qyteti industrial për një afat 5-vjeçar.
Marrëveshja mes palëve është zbuluar prej kohësh nga mediat britanike sipas të cilave, operacioni do të kushtojë rreth 100 milionë euro në total për klubin e sheikëve që arritën të bindnin lojtarin të vishej me fanellën bardhekaltër.
Manchester City can confirm that we have reached an agreement in principle with Borussia Dortmund for the transfer of striker Erling Haaland to the Club on 1st July 2022.
— Manchester City (@ManCity) May 10, 2022
The transfer remains subject to the Club finalising terms with the player.

