Halaand i pandalshëm, sulmon rekordin e Shearer, City -5 nga Arsenali (VIDEO)

Java e 29 e Premier League është kompletuar me një sukses shumë të rëndësishëm për Manchester City 4-1 në transfertën e Southampton. Dy realizime nga sulmuesi norvegjez Erling Halaand që është tashmë shumë pranë rekordit të vendosur nga Alan Shearer në vitin 1995 me 34 ndërsa rrjetat e tjera i sigluan Graelish dhe Alvarez.
Në mbrëmjen e së shtunës, bomberi norvegjez preku edhe shifrën e 200 realizimeve personale në karrierë ndërsa Manchester City e ndjek Arsenalin nga vendi i dytë me 5 pikë më pak dhe 9 ndeshje ende për t’u luajtur deri në fund.
Në ndeshjet e tjera të ditës, Chelsea dështoi edhe me Frenk Lampard në stol pasi u mund 1-0 nga Wolverhampton.
Manchester United kaloi 2-0 Everton, ndërsa Newcastle arriti fitoren e pestë rresht pasi mundi 2-1 në transfertë Brendford.
Të dyja skuadrat mbajnë vendet 3 dhe 4 me nga 56 pikë.

