Granit Xhaka, ‘zemra’ e Sunderland-it, askush si shqiptari në Premier League

Granit Xhaka, ‘zemra’ e Sunderland-it, askush si shqiptari në

Mesfusha e Sunderland-it po shfaqet si një nga më imponueset në Premier League këtë sezon, ku Granit Xhaka dhe Noah Sadiki po udhëheqin statistikat e distancës së përshkuar në fushë, duke u bërë shtylla kryesore e formës mbresëlënëse të “Black Cats”.

Sipas të dhënave zyrtare, Xhaka kryeson listën me 100.83 kilometra të përshkuara deri tani, duke konfirmuar edhe një herë intensitetin dhe përkushtimin e tij.

Menjëherë pas tij renditet Sadiki, me 100.14 kilometra, duke e bërë dyshe këtë repart që po bën diferencën në ligën më të fortë të botës.

Në vendet pas tyre qëndron Elliot Anderson i Nottingham Forest me 99.98 kilometra, ndërsa ndër emrat e tjerë që spikasin janë Daniel Munoz (99.22 km), Sander Berge (98.49 km) dhe Morgan Rogers (97.90 km).

Dinamika dhe ritmi i lartë i lojës së Sunderland-it kanë qenë kyçe për suksesin e skuadrës, e cila aktualisht mban vendin e katërt në klasifikim.

Mesfusha e palodhur, presingu i vazhdueshëm dhe aftësia për të kontrolluar tempin e lojës kanë ndihmuar ekipin të rivalizojë me më të mirët.

Në një Premier League ku intensiteti është vendimtar, Xhaka dhe Sadiki po vendosin standarde të reja fizike dhe taktike, duke e shndërruar Sunderlandin në një surprizë të këndshme të këtij sezoni.

Fansat shpresojnë se ky ritëm do të mbetet i qëndrueshëm dhe do të sjellë objektiva të mëdha deri në fund të kampionatit.

Granit Xhaka, ‘zemra’ e Sunderland-it, askush si shqiptari në

EMISIONET