Goli më i padrejtë në botë. Shikoni çfarë bëjnë lojtaret e Twente-s (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2023, 12:33

Po bëjnë xhiron e web-it pamjet e një goli të shënuar në mënyrën më të papranueshme të mundshme. Bëhet fjalë për ndeshjen e femrave në Champions League, Twente-Levante.
Në një moment kur skuadra holandeze duhet të kishte kthyer topin te kundërshtaret në shenjë “fair-play”, përfitoi nga pasiviteti i lojtarëve të Levantes duke shënuar. Një gol vendimtar pasi Twente e fitoi ndeshjen 3-2 dhe u kualifikua për në raundin e ardhshëm.
Shikoni videon;

