Gol në minutat e fundit, Skënderbeu shtang Partizanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2025, 19:34
Partizani dha Skënderbeu barazuan 1-1 mes tyre, në sfidën e vlefshme për javën e 20-të në Superiore.
Bintsouka i dha avantazhin kryeqytetasve në minutën e 43-të, ndërsa për korçarët barazoi Ardit Nikaj në minutën e 93-të.
Ishte një ndeshje me dy tablo, ku pjesa e parë foli për vendasit, ndërsa e dyta për juglindorët.
Me këtë barazim, Partizani merr kreun e renditjes me 34 pikë, po aq sa Dinamo dhe Vllaznia. Në krahun tjetër, Skënderbeu mbetet në vendin e fundit me 16 pikë.