Goditja e madhe, Kylian Mbappe arrin akordin me Real Madrid me pagë "faraonike"

Kylian Mbappe e ka bërë zgjedhjen dhe mund të quhet një lojtar i Real Madrid. Sulmuesi francez mund të quhet goditja më e madhe e merkatos për sezonin tjetër dhe për "Bild", kjo çështje është e kryer.
Bëhet fjalë për një marrëveshje "faraonike" pasi Mbappe do të përfitojë 50 mln euro në vit, një shumë monstruoze për një nga sulmuesit më të mirë në botë.
Kjo do të thotë se PSG e ka humbur yllin e saj të skuadrës pavarësisht tentativave për të rinovuar kontratën që skadonte pikërisht në Qershor.
Tashmë Real Madrid do të ketë galaktikun e saj të ri dhe mund ta pérurojë stadoumin e rikonstruktuar pikërisht me imazhin e Kylian Mbappe.
Një lëvizje e tillë do të detyrojë parizienët të gjejn një bomber të dhe sytë tashmë do të jenë tek Haaland për të cilin duhet të luftojë prapë me Real Madrid./Ora News/.

