Gjimshiti: Nuk humbëm nga frika me Spanjën. Do të jetë ndryshe me Gjeorgjinë

Në krah të Edy Rejës për të folur për sfidën me Gjeorgjinë ishte Berat Gjimshiti. Kolona e mbrojtjes kuqezi foli për atë që ndodhi me Spanjën në Barcelonë por edhe për atë që pret ekipi të jape në fushë ndaj Gjeorgjisë.
Humbja në minutat e fundit me Spanjen..
"Sigurisht besoj kur ta kesh rezultatin në dorë në fund nuk ka nevojë për shumë teknikë, por për përqendrim që të mos bësh gabime dhe që të mos e pësosh në fund. Mbas ndeshjes u mërzitëm të gjithë, por siç e thash është përqendrimi, një ndeshje luhet më shumë se 90 minuta dhe përqendrimi duhet të jetë në maksimum, sidomos me skuadrat e mëdha si Spanja që me një gabim e pëson. Duhet të mos rrezikosh në fund, pasi gabimi penalizohet menjeherë.”
Ndikimi psikologjik nga kjo humbje!
“Kemi zhgënjim, menjëherë pas ndeshjes të gjithë ishim të mërzitur, pasi ishte një moment historik, pasi të merrje barazimin në Spanjë do ishte gjë e bukur, më pas ishim të mërzitur, por më pas duhet të mësosh nga gabimet e të ecësh para, pastaj ditën tjetër gjërat shihen me sy ndryshe, pasi sheh gabimet, por sheh edhe çfarë ke bërë mirë.”
A ndikoi frika?
“Unë mund të flas për veten më shumë se për të tjerët si janë ndierë, por nuk besoj se ka rol frika në këto ndeshje pasi i shijon 100%, sidomos kur ke rezultatin në dorë, ndikon përqendrimi, pasi të gjitha gjërat që i bën në 90 minuta në 3 minutat e fundit duhet të kesh kujdes.”
Mendonit se do e pësonit më keq ndaj Spanjës?
“Çdo futbollist që hyn në fushë mendon më të mirë nuk mendoj që hyn në fushë dhe beson se do mundet 4-0, çdo futbollist që hyn në fushë jep më të mirën, pastaj ka të bëjë fati, përqendrimi.”
Menyra e lojes në mbrojtje..
“Përvojë italiane nuk e di për çfarë e ke fjalën, në klubin tim nuk luaj ashtu, të gjithë mbrapa dhe topa të gjatë, besoj se dhe të tjerët nuk janë mësuar të luajnë ashtu futboll, se futbolli po ecën përpara, por në minutat e fundit duhet të mbrohesh.”
Ndeshja me Gjeorgjinë, cfare prisni..
“Besoj se me ndeshjen që bëmë kundër Spanjës tifozët e kanë parë që dhamë gjithçka në fushë, por me Gjeorgjinë do jetë një ndeshje ndryshe edhe pse luajnë shpejt, pasi kualiteti nuk është i njëjtë si ai i Spanjës, por besoj do jetë një ndeshje ndryshe dhe do kemi më shumë raste", u shpreh në fjalën e tij mbrojtësi kuqezi nga Spanja./Ora News/.
