Gjimshiti flet si kapiten: Shpresojmë që ky barazim të jetë si me Danimarkën

Berat Gjimshiti foli pas ndeshjes së barazuar në Pragë duke e pranuar që kjo ishte një sfidë shumë e vështirë:
"Besoj se jemi të gjithë të lumtur për këtë pikë. Përsëri të lodhur sepse dhamë gjithçka në fushë. Edhe pse nuk ishte ndeshja jonë më e mirë. ishte ajo që përgatitëm. Edhe pse po të kishim më shumë fat mund të luanim më mirë në metrat e fundit për të marrë fitoren, por edhe ky barazim ishte OK.
Kur luan kundër skuadrave të forta, ato të penalizojnë. Ti i jep gol dhe dukesh i goditur si në boks. Merr një goditje dhe duhet të ngrihesh. Këto gjëra nuk duhet të ndodhin. Sepse me këto ekipe nuk duhet t’i japësh gol. Duhet ta bëjmë si kjo ndeshje që të ngrihemi sërish dhe pas golit.
Barazim si ai me Danimarkën? Shpresojmë që të jetë e njëjtë si ajo kur bëra debutimin. Dje isha disa minuta me familjen dhe më treguan për debutimin atëherë në Danimarkë. Shpresojmë të jetë i njëti fat si atëherë dhe gjërat të ndodhin kështu".

