Gattuso e nis me “5 yje” në krye të Italisë, “big”-ët nuk falin në kualifikueset e Botërorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2025, 07:16

U luajtën mbrëmjen e sotme 10 duelet kualifikues të Botërorit 2026 që prodhuan në total plot 33 gola.
Padyshim që spikasin triumfet e kombëtareve “big” si Italia, Franca, Kroacia, Zvicra, apo edhe Greqia dhe Çekia.
Debutim fantastik për Xhenaro Gatuzon në krye të Italisë, me të kaltërit që mposhtën 5 me 0 Estoninë. Fitore me goleadë arritën edhe Greqia dhe Zvicra.
Franca dhe Çekia triumfuan me 2 gola në transfertë, ndërkohë që fitore minimale për Kroacinë ndaj Ishujve Faroe.
