Gati për në "Wembley"/ Broja në stol, Silvinjo "mbyll" formacionin anti-Angli

Gati për në "Wembley"/ Broja në stol, Silvinjo

Të premten, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në eliminatoret e Botërorit.

Përballë do të jetë Anglia, një kundërshtar shumë i fortë dhe që vjen si favorite absolute në këtë sfidë.

Sikur të mos mjaftonte vështirësia e kundërshtarit përballë, trajneri Silvinjo duhet të bëjë edhe me disa mungesa të rëndësishme, të cilat e kanë kushtëzuar në formacion.

Trajneri ka projektuar titullarët dhe në portë duket i sigurt Thomas Strakosha. Mbrojtja do të përbëhet nga Aliji në të majtë, në mungesë të Mitajt, Gjimshiti dhe Ajeti në qendër dhe Balliu në të djathtë, në vendin e Hysajt.

Gati për në "Wembley"/ Broja në stol, Silvinjo

Nuk ka dyshime për mesfushën, ku do të luajnë treshja Asllani-Laçi-Ramadani. I vetmi balotazh është në sulm. Manaj dhe Uzuni po luftojnë për majën e sulmit, me lushnjarin që duket në avantazh për momentin.

Broja nuk do të luajë nga fillimi, sepse nuk është ende gati për shumë minuta, por mund të aktivizohet në pjesën e dytë.

Në të majtë të sulmit pritet Bajrami, ndërsa në të djathtë Asani. Ndeshja Angli-Shqipëri, do të luhet të premten në orën 20:45, në stadiumin “Wembley”.

EMISIONET