Gary Neville sulmon Manchester United: Klubi të tregojë të vërtetën për largimin e drejtorit sportiv

Gary Neville sulmon Manchester United: Klubi të tregojë të

Largimi i Dan Ashworth nga detyra e drejtorit sportiv të Manchester United vazhdon të shkaktojë diskutime.

Këtë të hënë, Gary Neville, ish-lojtari i “Djajve të Kuq,” shprehu pakënaqësinë e tij me deklaratën zyrtare të klubit nga “Old Trafford”.

“Jam vërtet i shokuar nga ajo që ndodhi. Kjo është diçka që duhet shpjeguar.

Mendoj se deklarata e klubit është vërtet shumë e dobët,” tha ai për “NBC Sports”.

Ashworth, i cili qëndroi vetëm pesë muaj në këtë detyrë, preferonte Gareth Southgate si trajner të United në vend të Ruben Amorim.

Largimi i tij u shoqërua nga spekulime dhe kritikë për mënyrën se si u menaxhua situata.

Neville shtoi: “Manchester United nuk ka pasur një zë të fortë për 10 vite.

Ata kanë humbur autoritetin dhe guximin. Është e qartë që ka ndodhur një përçarje, diçka ka shkuar keq.

Nuk mund të sjellësh dikë të nivelit të Dan Ashsorth dhe ta largosh pas pesë muajsh.

Tifozët do të pyesin se çfarë shkoi keq, do të spekulojnë dhe do të dalin teori të mëdha.

Është më mirë të na thoni të vërtetën drejtpërdrejt, sepse është e qartë që diçka ndodhi.”

Ashworth, një emër i ndjekur prej muajsh nga Manchester United dhe që ka një histori suksesi në role të mëparshme, pritej të sillte stabilitet dhe ndryshime pozitive në klub. Neville përfundoi:

“Kur INEOS erdhi te Manchester United, të gjithë menduam se do të kishte ndryshime të mëdha, por jo në këtë mënyrë.”

EMISIONET