Gara për kreun, sot Leverkusen pret Bayernin

Gara për kreun, sot Leverkusen pret Bayernin

Këtë sezon mund të themi se Bundesliga është kampionati më i nxehtë, dhe këtë na e vërteton gara mes dy gjigandëve gjerman, Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich.

Sot, në orën 18:30, Leverkusen do të presë Bayern Munich-un në BayArena, aty ku do të luhet dhe ndeshja më e rëndësishme e sezonit.

Aktualisht, të dy ekipet janëv vetëm dy pikë larg njëri-tjetrit, me Leverkusen i cili kryeson me 52 pikë, ndërsa Bayern në vend të dytë me 50. Më herët gjatë sezonit, të dy ekipet u ndanë me një barazim.

Ndërsa sot, fitorja do të ishte e detyrueshme, pasi kjo ndeshje do të jetë një tregues se kush është ekipi pretendent këtë vit.

Një fitore e Leverkusenit do ta çonte atë 5 pikë larg Bayernit, ndërsa ky i fundit do të merrte kreun me 1 pikë diferencë.

Bayer Leverkusen kërkon titullin e parë pas rreth dy dekadash, ndërsa Bayern Munich kërkon titullin e 12-të radhazi.

EMISIONET