Futbollisti i njohur i propozon partnerit të tij në stadium

Futbollisti i njohur, Josh Cavello i ka propozuar partnerit të tij për fejesë në stadiumin e Adelaide United’s Coopers.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes një postimi në “Instagram”, ku ka shpërndarë momentin e propozimit. Krahas fotos, ai shkruan se i duket e drejtë që ta ndajë këtë moment të veçantë në fushë me të gjithë ndjekësit e tij.
Mesfushori australian, 24-vjeçar, falënderoi klubin e A-League për ndihmën e tyre pasi u fejua me Leighton Morrell. I riu tha se klubi kishte siguruar një hapësirë të sigurt në futboll për të.


