Futbollist por edhe “gjahtar”, Borriello zbulon femrën më të bukur në krah të tij

Marco Borriello, një bomber brenda dhe jashtë fushave të lojës. Ish-sulmuesi i Milanit dhe shumë skuadrave të tjera italiane, njihet për lidhjet e shumta me femra VIP dhe jo vetëm. Në një rrëfim të gjatë për revistën Corsera ai zbulon të dashurën më simpatike që ka pasur në krah duke theksuar fillimisht se nuk arrinte që në me një femër të vazhdonte më shumë se 6 muaj.
“Kam pasur shumë histori në të shkuarën por në fund të fundit zgjedhjet i kam bërë vetë. Zakonisht futbollistët martohen të rinj dhe më pas fillojnë tradhëtitë. Unë kam qenë koherent me veten time. Marrëdhëniet e mija fikse numërohen me gishtat e njërës dorë.
Ajo me Belen Rodriguez ishte marrëdhënia më e rëndësishme e jetës time sepse kemi qenë bashkë për 4 vite e gjysmë. Është një vajzë dëfryese, diellore dhe e jona ishte një histori me peshë. Kur e takoj tani përqafohemi dhe përshëndetemi me dashuri e respekt. Kam jetuar mirë dhe nuk më ka munguar asgjë. Kam fituar 30 milionë euro dhe kam luajtur në 15 skuadra të ndryshme. Kam arritur ta shpëtoj pasurinë time”.

