Frikë për Casillas, shtrohet me urgjencë në spital

Frikë për Casillas, shtrohet me urgjencë në spital

Momente jo të mira për Iker Casillas. Pak kohë pas ndarjes me gazetaren spanjolle dhe ish bashkëshorten Sara Carbonero, ish portieri ka shfaqur probleme shëndetësore duke u shtruar me urgjencë në spital, të mërkurën e 28 Prillit por që sot është zbuluar nga mediat spanjolle.

Mësohet se Casillas po luante tenis me një mikun e tij kur ka ndjerë dhimbje të forta në kraharor ndërsa zemra e tij kishte rrahje aspak normale dhe siç shkruhet nga shtypi, ai menjëherë ka shkuar me urgjencë në spitalin Universitar në Madrid. Pas disa orëve kontrolle nga mjekët, u përjashtua mundësia e një infarkti, ose më saktë përsëritja pasi në 2019 jeta e tij ishte në fije të perit kur në stërvitje me Porton zemra e tij i shfaqi probleme dhe u operua.

Mjekët mësohet t’i kenë rekomanduar kujdes në aktivitetet sportive jo zyrtare pasi tashmë ai e ka mbyllur me sportin aktiv ndërsa në rrjetet sociale ish portieri spanjoll është shfaqur i qeshur dhe me mesazhe të forta “të jetojmë sot, të nesërmen të shikojmë”.

EMISIONET