Franca i vjen në ndihmë Novak Djokoviç, i hapet rrugë pjesëmarrjes në Roland Garros

Franca i vjen në ndihmë Novak Djokoviç, i hapet rrugë

Deri tani ka humbur të gjitha eventet e rëndësishme të sezonit, ka humbur edhe kryesimin si numri 1 në botë, ka humbur edhe disa miliona pas shfaqjes së shëmtuar që bëri në Australian Open.

Tani Novak Djokoviç mund të buzëqeshë pasi fati po i troket në derë sepse numrat me persona të infektuar po bien në të gjithë botën dhe kufizimet po largohen.

Tenisti serb sapo ka marrë një lajm fantastik që e lejon atë të garojë në Roland Garros, një nga 4 Grand Slam-et e sezonit sepse Franca ka hequr detyrimin për pasaportë vaksinimi si detyrim për të marrë pjesë në këtë event.

Gjithashtu kjo i paraprin edhe turneut tjetër të rëndësishëm, Mastersi i Monte Carlos ku edhe aty bie vaksinimi i detyrueshëm dhe ku Djokoviç mund të garojë.

Kujtojmë që Novak Djokoviç është i vetmi nga 100 tenistët e parë në renditje që nuk është vaksinuar dhe vijon ta ruajë këtë status./Ora News/.

EMISIONET