FOTO+VIDEO/ Tension pas ndeshjes Lushnja-Kastrioti, sherr mes lojtarëve të të dyja skuadrave

Momente tensioni u regjistruan në stadiumin “Roza Haxhiu” në duelin e Kategorisë së Parë mes Lushnjës dhe Kastriotit.
Kjo përballje e vlefshme për javën e parafundit të kampionatit, u mbyll në barazim pa gola, teksa në momentin që gjyqtari sinjalizoi fundin e takimit pati përplasje mes lojtarëve të të dyja skuadrave.
Gjatë gjithë sfidës pati tension, ndërkohë që në fund, Kastrioti i trajnerit Ndreu, qëndroi 10 minuta në fushë, deri sa u larguan tifozët vendas nga stadiumi, për të shmangur ndonjë përplasje masive.
VIDEO:
https://streamin.one/v/b1b9acbf

