FOTO+VIDEO/ Shqipëri-Serbi nga ajri! Pamjet mahnitëse nga qielli mbi stadiumin “Air Albania”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2025, 21:58
Shqipëria po përballet këtë të shtunë me Serbinë, në një ndeshje ku kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht triumfin.

Ndeshja ka rëndësi të veçantë për ecurinë në grup, por përveç kësaj, është pritur me interes të madh edhe për tifozët kuqezi.
Por përtej euforisë në shkallët e stadiumit, pamje mahnitëse nga “Air Albania” vijnë dhe nga ajri, ku “Ora News” ka siguruar një video të regjistruar nga helikopteri që fluturon mbi kokat e 22 mijë e 500 tifozëve që janë sonte të pranishëm në stadium.


