FOTO+VIDEO/ Portugalia fiton Ligën e Kombeve!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2025, 09:15
Portugalia e Kristiano Ronaldos është fituese e Ligës së Kombeve, për herë të dytë në histori, teksa mposhti mbrëmjen e djeshme Spanjën, në finalen e zhvilluar në Mynih.
Koha e rregullt përfundoi në barazim 2 me 2, falë golave të Zubimendit dhe Ojarzabal për Spanjën dhe Nuno Mendes dhe Kristiano Ronaldo për Portugalinë.

Ndërkohë ndeshja shkoi me 11-metërsha, ku luzitanët u treguan më të saktë. Penalltinë e vetme për spanjollët e humbi Alvaro Morata, duke i “dhuruar” kështu trofeun e Ligës së Kombeve portugezëve.

