FOTO+VIDEO/ Mbrëmje e errët për futbollin italian! Tifozët hedhin stola në fushë, arbitri pezullon takimin Salernitana - Sampdoria

FOTO+VIDEO/ Mbrëmje e errët për futbollin italian! Tifozët

Një skenë kaotike dhe e turpshme është regjistruar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Arechi” gjatë ndeshjes së kthimit të play-out-it të Serie B mes Salernitanës dhe Sampdorias.

Në minutën e 65-të, me rezultatin 2-0 për Sampdorian (me gola nga Coda dhe Sibilli), arbitri Daniele Doveri u detyrua të ndërpriste ndeshjen për shkak të sendeve të shumta të hedhura në fushë nga tifozët vendas.

Tifozët e Salernitanës hodhën në fushë tymuese, kapsolla, madje edhe sedilje plastike të shkëputura nga tribuna, duke rrezikuar seriozisht sigurinë në fushë.

FOTO+VIDEO/ Mbrëmje e errët për futbollin italian! Tifozët

Pas një ndërprerjeje prej rreth 15 minutash, lojtarët u kthyen në fushë, por ndeshja u ndal menjëherë sërish nga Doveri, i cili mori udhëzim nga autoritetet e rendit pas një tjetër vale dhune dhe hedhjeje objektesh.

Në fund, ndeshja u shty përfundimisht. Megjithatë, siç pritet nga rregulloret, fitorja me rezultatin 0-3 në tavolinë do t’i akordohet Sampdorias, duke vulosur rënien e Salernitanës në Serie C dhe qëndrimin e Sampdorias në Serie B.

Një mbrëmje e errët për futbollin italian dhe një tjetër plagë për një klub historik si Salernitana, që largohet nga kategoria mes tensioneve dhe turpit.

EMISIONET