FOTO+VIDEO/ Luis Enrique realizon ëndrrën, fitoren ia dedikon vajzës që nuk jeton më: Po na shikon atje lart!
Më 31 maj 2015 në Berlin, Luis Enrique fitoi Ligën e Kampionëve për herë të parë si trajner dhe ishte atje për të festuar me të vajzën e tij Xana, e cila ishte vetëm 6 vjeç në atë kohë.
Imazhi i gdhendur në kokën e trajnerit të triumfit të tij me Barcelonën është ai i vajzës së tij me flamurin e klubit Blaugrana të bashkuar me atë katalanas në dorë, ajo e valëviti atë dhe më pas e vendosi në fushën e Olympiastadion nën sytë e gëzuar të babait të saj.

Pastaj, në vitin 2019, Xana e vogël ndërroi jetë para kohe në moshën 9-vjeçare për shkak të një prej formave më të rralla, më serioze dhe agresive të kancerit të kockave (osteosarkoma):
"Për mua ajo nuk është e vdekur, por është gjithmonë me ne. Shpirtërisht është. Çdo ditë flasim për të dhe mendoj se Xana ende na shikon nga diku", zbuloi së fundmi trajneri spanjoll, i cili disa ditë pas PSG-Manchester City 4-2, në konferencën për shtyp për ndeshjen me Lens, kishte shprehur një dëshirë:

"Mbaj mend një foto të pabesueshme në finalen e Ligës së Kampionëve në Berlin, ku Xana ngre flamurin e Barcelonës. Do të doja të bëja të njëjtën gjë me PSG-në. Vajza ime nuk do të jetë atje fizikisht, por do të jetë atje shpirtërisht".

Dëshira e Luis Enriques u bë realitet sonte, më 31 maj. Dhjetë vjet më vonë, rrethi është mbyllur për trajnerin e PSG-së, flamuri i PSG-së është vendosur në fushën e stadiumit të Monakos dhe jemi të sigurt se diku, atje lart, Xana e vogël bëri të njëjtën gjë.



