FOTO+VIDEO/ Ekipi kuqezi prek tapetin e ”Air Albania”, brohorima nga tifozët. Priten me këngën ”Mora Fjalë”

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve.

Kuqeinjtë kanë mbërritur në dhomat e zhveshjes fillimisht dhe më pas kanë dalë në fushën e stadiumit.

Çunat e ekipit kuqezi kanë prekur fushën e “Air Albania”, teksa janë pritur me brohorima nga tifozët që janë futur në stadium, i cili sonte do të jetë kuqezi.

Po ashtu në sfond dëgjohet edhe kënga ”Mora Fjalë”, një këngë e kthyer në himn tashmë të kombëtares.

FOTO+VIDEO/ Ekipi kuqezi prek tapetin e ”Air Albania”, brohorima nga

Kujtojmë se trajneri Silvinjo ka publikuar edhe formacionin zyrtar. Surpriza është Shehu në mesfushë, i cili merr vendin e Ramadanit. Në të djathtë të sulmit, luan Broja, Hoxha në të majtë dhe Manaj në qendër.

VIDEO - LIVE/ NAMI NË TIRANË – Pak orë para sfidës, ndizet atmosfera në kryeqytetin e shqiponjave

EMISIONET