Fotot/ Salah relaksohet në ishullin e Mykonos ku firmosi kontratën e rekordeve

Mohamed Salah vazhdon të shijojë pushimet në një nga ishujt më ekzotikë të Mesdheut. Sulmuesi egjiptian është strehuar në vendin e VIP-ave, ishullin Mykonos ku çdo vit pushojnë disa nga njerëzit më të njohur të planetit.

Ndryshe nga fotot në fund të UEFA Chanmpions League që bënë xhiron e botës dhe ku 30-vjeçari dukej një nga lojtarët më të tronditur pas humbjes me Realin, duket se ai tashmë e ka marrë veten.

I relaksuar dhe në shoqërinë e njerëzve të tij më të afërt, “faraoni” e ka firmosur në Mykonos kontratën e re me Liverpool që do të skadojë në vitin 2025, nga e cila do të përfitojë reth 25 milionë euro në sezon.
Kontrata e re e Salah e bën atë automatikisht lojtarin më të shtrenjtë të historisë së Liverpool dhe momentalisht më të paguar edhe se Cristiano Ronaldo.

