Fotot që ‘përlotën’ mijëra zemra në ndeshjen e Kampionatit Europian Danimarkë-Finlandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2021, 08:22

Bota e futbollit është tronditur në ndeshjen e tretë të këtij Kampionati Europian, kur mesfushori danez, Kristian Eriksen, ka humbur ndjenjat në fushë.
Në stadium ka qenë edhe gruaja e Eriksen, e cila mes lotëve ka zbritur në fushë të shohë gjendjen e burrit.
Ajo është ngushëlluar nga futbollistët danezë, të cilët janë përpjekur ta qetësojnë.




Për fat Eriksen pas disa minutash i ka hapur sytë dhe është dërguar në spital. Ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe gjendja e tij do të monitorohet minutë pas minute.
