Fotot/ Gjakoset në ring dhe rrezikon jetën ish-kampioni i UFC 276
Luftëtari i MMA, Max Holloway shtrohet në spital për shkak të plagëve të marra në një prej betejave në kafazin e UFC. Pas ndeshjes me Alexander Volksnovski, ish-kampioni i peshave të lehta reflektoi probleme pasi u gjakos në ring ku humbi në kategorinë UFC 276 me vendim unanim.
Mund të kishte shkuar më keq për 30-vjeçarin nëse shikojmë ndeshjen ku Volkanovski e dominoi kundërshtarin duke e vendosur disa herë në rrezik.
Ndihma e shpejtë në ring nuk mjaftoi për Holloway që sipas mjekëve, duhet të presë një kohë më të gjatë për të mësuar nëse ka pësuar dëmtime të parikuprueshme në tru.