Foto & Video/ Tirana pa nerv dhe dëshirë në Europë, në “Air Albania” dominon Zrinjski

Foto & Video/ Tirana pa nerv dhe dëshirë në Europë,

Tirana nuk gjen ilaç në Europë. Nuk ishte rastësi eleminimi nga Dudelange në Ligën e Kampioneve pasi një javë më vonë, po në “Air Albania” skuadra kampione e Shqipërisë bën të njëjtën figurë të shëmtuar edhe në Conference League kundër boshnjakëve të Zrinjski Mostar.

Miqtë ballkanas morën maksimumin nga një ndeshje cinike që e kontrolluan me kujdes që nga minuta e parë deri tek e fundit e duke nxjerrë në pah limitet e vërteta të skuadrës së Shehit që u dorëzua pas golit të shënuar nga miqtë që në minutën e 12.

Dy ndryshime për skuadrën bardheblu krahasuar me ndeshjet e Ligës së Kampioneve ku Qefalia zuri vendin e Totre ndërsa De Silva u zëvendësua me Hasanin. Minuta intensive të parat por ishte Limaj që gaboi me një ndërhyrje në zonë duke shkaktuar 11-metërsh që Bilbija e stampoi në cepin më të largët të shtyllës së majtë të Bekajt.

Shuplakë për Tiranën që nuk arriti ta merrte më veten. Zotërim steril i topit ndërsa Zrinjski rrezikoi të shënonte edhe të dytin me kapitenin dhe lojtarin më të shtrenjtë të skuadrës, Bilbija që u ndal nga Bekaj. Minuta anormale për Tiranën që vuajti qartësinë e miqve të mbështetur edhe nga një numër jo i vogël tifozësh boshnjakë në “Air Albania Stadium”.

Fotot: LSA

Foto & Video/ Tirana pa nerv dhe dëshirë në Europë,

Shumë më agresive në fraksionin e dytë skuadra e Shehit por Seferi dhe Xhixha nuk gjetën recetën e sukseseve të kampionatit ndërsa trajneri reagoi duke hequr nga fusha e lojës Limajn për Totre dhe Hasanin për De Silvan. Muzika nuk ndryshoi as pas ndërhyrjes së trajnerit durrsak pasi bardheblutë ishin shumë apatikë dhe dukej sikur nuk do të shënonin sikur ndeshja të kishte zgjatur edhe 100 minuta të tjera.

Shuplakë e rëndë për Tiranën që pëson humbjen e tretë rresht dhe tashmë me një këmbë jashtë Europës duke i konsumuar pothuajse të gjitha bonuset. Orges Shehi duhet të shpikë shkopin magjik për ta transformuar këtë skuadër që duket e dorëzuar.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Bosnje Hercegovinë.

EMISIONET