Foto/ Çudia në Europa League. Në Moskë luan Galatasaray por shfaqet ekipi gjerman

Për Lokomotivën e Moskës ishte një mbrëmje për t'u harruar në Europa League, ku humbi në shtëpi përballë Galatasaray në ndeshjet e treta të Grupit E teksa kualifikimi tani largohet edhe më shumë.
Përveç problemeve në fushë, para ndeshjes kishte edhe disa probleme të një natyrë "teknike" në tabelën e stadiumit, në kohën e shpalljes së formacioneve.
Në 11-shen e publikuar në tabelën elektronike, në vend të formacionit turk u shfaq çuditërisht formacioni i Bayern Munchen që në fakt luajti një ditë më parë në Champions League.
Në të vërtetë, 10 lojtarë në formacion lexoheshin sepse Lewandowski mungonte dhe ka një shpjegim për këtë gafë.

Formacioni bavarez i shfaqur në tabelë ishte i njëjti me të cilin u përball më 27 tetor një vit më parë skuadra moskovite (pa Lewandowskin) dhe si duket një defekt teknik në vend që të paraqiste ekipin turk, dha atë të një viti më parë por të paktën trajneri mik ishte i saktë, Fatih Terim!./Ora News/.

