FOTO/ Nga kampi stërvitor i Kombëtares, Armando Broja takon tifozët shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2024, 16:33

Këtë paradite Kombëtarja zhvilloi stërvitjen e parë të plotë për ndeshjen kundër Spanjës, e cila zhvillohet të hënë në orën 21:00 në stadiumin e Dusseldorf dhe vlen për raundin e tretë të Grupit B në Euro 2024.
Siç është bërë tanimë traditë këto ditë, lojtarët e Kombëtares shkëputen për disa minuta dhe takojnë, fotografohen apo edhe japin autografe për tifozët.
Ishte Armando Broja që sot ka lumturuar të pranishmit jashtë kampit të "Kaiserau".

