FOTO/ Gjyqi me UEFA-n për ndeshjen me Rumaninë, KAS publikon vendimin për Kosovën

FOTO/ Gjyqi me UEFA-n për ndeshjen me Rumaninë, KAS publikon vendimin

Federata e Futbollit të Kosovës ka humbur gjyqin në KAS, që e kishtë kundër vendimit të UEFA-s për ndeshjen me Rumaninë.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka publikuar vendimin në ditën e sotme. UEFA, përveç sanksioneve, i dha fitoren 3 me 0 në tavolinë Rumanisë.

“Paneli vuri në dukje se lojtarët e Kosovës refuzuan qartë të ndiqnin udhëzimet e gjyqtarit që të ktheheshin në fushë dhe të vazhdonin ndeshjen.

Paneli vendosi që FFK-ja dhe federata rumune ishin përgjegjëse për mospërfundimin e ndeshjes.

Ankesa e FFK-së hidhet poshtë dhe vendimi mbështetet”, shkruhej ndër të tjera për vendimin e marrë.

“Dardanënt” braktisën ndeshjen në nëntorin e kaluar, pas thirrjeve raciste të tifozëve rumunë.

Kapiteni Amir Rrahmani mori vendimin për të tërhequr ekipin nga fusha asokohe, pikërisht kur luhej minuta e 90-të e ndeshjes së vlefshme për Ligën e Kombeve.

UEFA po ashtu sanksionoi rumunët me gjobë të majme 128 mijë euro për thirrjet raciste.

Ndërkohë që edhe u mor vendimi për t’i mbyllur stadiumin me një ndeshje.

FOTO/ Gjyqi me UEFA-n për ndeshjen me Rumaninë, KAS publikon vendimin

EMISIONET