FOTO/ Berat Gjimshiti, baba për herë të tretë, zbulon emrin e të birit

FOTO/ Berat Gjimshiti, baba për herë të tretë, zbulon emrin

Berat Gjimshiti, futbollisti i Kombëtares, është bërë baba për herë të tretë. Ai ka njoftuar lindjen e djalit të tij të dytë dhe fëmijës së tretë me partneren e tij serbe, Alisa Jalize.

Futbollisti ka zbuluar gjithashtu emrin e djalit, të cilin e ka quajtur Aron Noah.

“Me zemrat plot mirënjohje, mirëpresim mrekullinë tonë të vogël: Aron Noah Djimsiti. Ti, vëllai dhe motra jote, jeni dhurata më e bukur që mund të kërkojmë ndonjëherë. Tani jemi të kompletuar. Mirë se erdhe në botë, vogëlushi ynë”, shkroi Gjimshiti në postimin e tij.

Gjimshiti dhe Jalize kanë gjithashtu edhe një djalë dhe një vajzë, ndërsa familjes i shtohet një tjetër djalë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Djimsiti Gjimshiti Berat (@djimsitiberat)

EMISIONET