FORMULA 1/ Monako, stacioni i radhës

FORMULA 1/ Monako, stacioni i radhës

Kampionati Botëror 2025 në Formula 1 do të vazhdojë me Çmimin e Madh të Monakos, etapën e tetë të sezonit.

Gara do të mbahet me 78 xhiro në pistën Monte Carlo që njihet edhe si Circuit de Monaco me një gjatësi prej 3,3 kilometrash.

Xhirot e renditjes do të mbahen të shtunën në orën 16:00 ndërsa gara të dielën më 25 maj në orën 15:00.

Deri më tani në sezon, piloti i McLaren, Oscar Piastri ka katër fitore ”Grand Prix”, kampioni i fundit piloti i ”Red Bull”, Max Verstappen dy dhe piloti tjetër ”McLaren”, Lando Norris ka një.

Përpara Monako Grand Prix, pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si më poshtë:

– Pilotët

1. Oscar Piastri (Australi): 146 pikë

2. Lando Norris (Britani e Madhe): 133

3. Max Verstappen (Holandë): 124

4. George Russell (Britani e Madhe): 99

5. Charles Leclerc (Monako): 61

– Ekipet

1. McLaren: 279

2. Mercedes: 147

3. Red Bull: 131

4. Ferrari: 114

5. Williams: 51

EMISIONET