FORMACIONI I MUNDSHËM/ Shqipëria nuk ndryshon “fytyrë” por ai që e “pëson” është sërish Asllani

Shqipëria do të luajë me të njëjtin formacion si ndaj Moldavisë. Trajneri Sylvinho ka vlerësuar gjendjen e gjithë skuadrës gjatë dy ditëve stërvitore në Ishujt Faroe duke marrë parasysh edhe konsumin e energjive në sfidën e datës 17.
Gjithsesi, ai ka vendosur të luajë sërish me të njëjtët lojtarë ku Uzuni-Asani dhe Cikalleshi rreshtohen në sulm të mbështetur nga Bare-Ramadani dhe Bajrami e në këtë rast ai që e pëson është sërish Asllani i cili mbetet në stol dhe do të shërbejë sërish si një forcë e freskët nga pankina edhe pse trajneri është përpjekur të theksojë që lojtarë stoli apo titullarë kjo skuadër nuk ka e të gjithë janë si një familje.
Mbrojtja me 4 rikonfirmohet ku risia Mitaj nuk është më lojtari që duhet të zbilojmë ndërsa në portë Berisha parakalon sërish Strakoshën.


