FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho shuan dilemat, njihuni me “luftëtarët” kuqezi ndaj Kilit

Shqipëria po bëhet gati për premierën e Euro 2024. Kuqezinjtë luajnë sonte në orën 20.45 miqësoren ndaj Kilit, në Stadio Ennio Tardini (Parma).
Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka shuar të gjitha dilemat sa i takon rreshtimit.
Për të dy përfaqësueset, kjo është përballja e tyre e parë direkte në histori. Në Parma do të jenë mbi 13 mijë tifozë, që do të ndjekin nga afër ndeshjen.
Kjo nuk është e vetmja miqësore në muajin mars, pasi pas disa ditësh do të masim forcat me Suedinë në “Friends Arena”.
SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Manaj.
Trajner: Silvinjo

