Florian Riza flet për Shoqatën e Tiranës: Më vjen keq për Prodanin, u zgjodh nëpër skutat e errëta, nuk ke më lavdi
Florian Riza ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” në “RTV Ora”, ku foli për zgjedhjet e FSHF-së në 15 Mars.
Sa i përket Shoqatës Rajonale të Tiranës dhe Eduard Prodanit, i cili u njoh nga gjykata dhe më pas nga Federata, Riza është shprehur se fitorja e tij ka ardhur në skutat e errëta dhe jo në Asamblenë normale të thirrur nga FSHF, ku fitoi Alimehmeti.
“Më vjen keq për Prodanin. Nuk e njeh njeri Prodanin këtu më shumë se mua. E kanë futur në lojë kot këta të politikës. Nuk kishte arsye të futej në këtë polemikë. Zgjedhjet janë zgjedhje dhe duhet të jesh krenar kur zgjidhesh. Por nëse e merr nëpër skuta të errëta, nuk ke lavdi. Kur zgjidhesh siç duhet, atëherë ti ke lavdi dhe krenari që njerëzit votuan për ty”, tha Riza.
