Flamurtari kompleton stafin teknik, ish-i i Portos prezantohet te vlonjatët

Disa ditë pas prezantimit të trajnerit Carlos Garcia, te Flamurtari nuk kanë humbur kohë, për të kompletuar edhe stafin teknik, teksa sot kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.
Krahas, Garcias, Liçajt, Ribajt dhe Ferkos, pjesë e stafit të Flamurtarit do të jetë edhe përgatitësi atletik, Anibal Gonzalez, i cili ka një CV tepër të pasur, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e klubeve të rëndësishme si Porto, Rayo Vallecanos.
Ai gjithashtu ka dhe një eksperiencë 5 vjeçare si pjesë e stafit të kombëtares së Meksikës.

