Flamur serb dhe injorim i simboleve kuqezi, provokim i turpshëm nga tifozët çekë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2024, 21:15
Provokime të turpshme vijnë nga Praga, teksa është duke u luajtur dueli mes Çekisë dhe Shqipërisë, në tribunën e ultrasve çekë, janë vendosur flamuj serb, si dhe simbolet e Shqipërisë janë kthyer përmbys, madje në disa prej tyre janë vendosur kryqe tek pjesa e shqiponjës dykrenare.
Gjeste këto aspak të hijshme nga ana e çekëve, të cilat nxitin urrejtje.

