Fitorja në Serbi, Gjimshiti: Presioni më i lartë se në Shqipëri dhe finalja e Europa League

Berat Gjimshiti, u shfaq shumë i emocionuar, pas ndeshjes ku Shqipëria fitoi minimalisht ndaj Serbisë në transfertë.
Në deklaratën pas ndeshjes, për Tv Klan, mbrojtësi kuqezi theksoi se presioni ishte shumë i lartë për këtë ndeshje, madje shtoi se ishte më i madh se ndeshja e kaluar në Tiranë dhe se finalja e Europa League.
“Presioni ka qenë shumë i lartë. Edhe më i lartë se ndeshja në Shqipëri. Kemi pasur një ndjenjë që këtë ndeshje duhet ta fitonim. Presioni rritej vazhdimisht.
Në orët e fundit u rrit shumë presioni. Në Shqipëri nuk kishim dhe aq shumë. Këtu në Serbi presioni ishte shumë i lartë. Unë doja ta fitoja këtë ndeshje. Ishte presion më i lartë se në finalen e Europa League.
E takova Samardzic. Më tha që kemi super skuadër dhe nuk e priste që të ishim kaq të mirë.
Të gjithë çunat e meritojnë festën sot. Unë i përshëndes dhe falënderoj për mbështetjen tifozët. Janë më të mirët në botë”, u shpreh Gjimshiti.

