Fitoi Europianin me Italinë, tërhiqet nga futbolli mbrojtësi i njohur

Fitoi Europianin me Italinë, tërhiqet nga futbolli mbrojtësi i

Leonardo Bonucci ka vendosur të tërhiqet nga futbolli aktiv.

Mbrojtësi i njohur italian do e mbyllë me Fenerbahcen, klub ku u transferua gjatë merkatos së janarit pasi mbylli aventurën aspak të suksesshme në Gjermani me Unionin e Berlinit.

37-vjeçari do të zbresë për herë të fundit në fushë në takimin Fenerbahce-Istanbulspor, sfidë ku fitorja nuk mjafton që Feneri të fitojë titullin (Galatasaray duhet të humbë kundër Konyasporit).

Ishte kënaqësi për mua të isha pjesë e familjes së mrekullueshme të Fenerbahces.

Jam munduar të tregoj më të mirën time brenda dhe jashtë fushës. Ju falënderoj të gjithëve”, u shpreh qendërmbrojtësi.

Vitet më të bukura të karrierës i kaloi te Juventusi, skuadër me të cilën fitoi 8 herë Serie A, 4 herë Kupën e Italisë dhe 5 herë Superkupën. Ndërkohë që fitoi edhe një titull me Interin (2005).

Ndërkohë, Bonucci fitoi si protagonist Euro 2020 me kombëtaren italiane, teksa shënoi edhe një gol të rëndë në finalen e madhe përballë Anglisë në “Wembley”.

EMISIONET