Fitoi Champions League, urimi "special" për PSG-në vjen nga Mbappe: Erdhi dita!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2025, 08:39

PSG dhuroi spektakël në finalen e Champions, duke mposhtur 5-0 Interin.
Pak minuta pas vërshëllimës finale të arbitrit, ish-sulmuesi i ekipit parisien, aktualisht pjesë e Realit, Kylian Mbappe, ka uruar parisienët për trofeun.
“Dita e madhe më në fund ka mbërritur, Fitore dhe me mënyrën e një klubi të tërë, Urime, PSG”– shkruan ai.
Një urim me të vërtetë special, pas triumfit në Champions. Kujtojmë që për PSG ky ishte viti i parë pa Kylian Mbappe.

