Fitoi Champions League, PSG do të luajë për Superkupën e Evropës ndaj Tottenham më 13 gusht!

PSG do të përballet me Tottenhamin në Superkupën e Evropës më 13 gusht. Fituesi i Ligës së Kampionëve, këtë të shtunë në mbrëmje kundër Interit (5-0), në fakt do të përballet me ekipin që fitoi Ligën e Evropës kundër Manchester Unitedit (1-0), më 21 maj. Takimi do të zhvillohet në Itali, në Udine.
Parizienët do të kenë një verë të zgjatur, pasi do të marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube, e cila do të zhvillohet nga 15 qershori deri më 13 korrik në Shtetet e Bashkuara. Sezoni i ardhshëm i Ligue 1 do të rifillojë në fundjavën e 16, 17 dhe 18 gushtit.
Fitorja e parizienëve në Ligën e Kampionëve u jep gjithashtu atyre mundësinë për të luajtur në finalen e Kupës Ndërkontinentale më 17 dhjetor, një garë e rinisur nga FIFA vitin e kaluar. Kundërshtarët për francezët do të vijë nga një nga kontinentet e tjera.

